December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haxhiu: 22 vjetori i masakrës në Dubravë, drejtësia e vënë për krimet e bëra, të vihet në vend

2 min read

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e shënimit të 22 vjetorit të masakrës nga më të tmerrshmet të kryera gjatë periudhës së fundit të luftës për çlirim nga pushtuesit serbë.

Atë ditë, u hodh një arsenal i tërë  mbi trupat e të burgosurve shqiptarë që po mbaheshin si pengje, të cilët deri atëherë po torturoheshin në mënyrë tërësisht çnjerzore.

Mbi njëmijë të burgosur të cilët më shumë ishin pengje lufte, ishin dëshmia tjetër e një persekutimi të panderprerë ndaj shqiptarëve, pa lirinë për të jetuar si të tjerët, dhe pa të drejtën për të qenë të barabartë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, për Serbinë u dashka të vriteshim. Kjo ishte Serbia gjer në fundin e luftës 1999, e cila edhe sot, ende nuk ndihet përgjegjëse e aq më pak e penduar për krimet e kryera.

Institucioneve të Republikës së Kosovës i ka takuar tash e 20 vite dhe gjithësesi që i takon që drejtësia e vënë për krimet e bëra gjatë luftës, të vihet në vend duke evidentuar zyrtarisht këto krime.

Ministrja Haxhiu bëri të qartë se në këtë drejtim, duke mos u vonuar më shumë, është formalizuar edhe grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit për themelimin e Institutit për Krimet e Kryera në Kosovë. Ky institut për evidentimin e krimeve të kryera në njërën anë, dhe përgatitja e padisë për gjenocid në anën tjetër do të jenë në fokus të punës sonë si Qeveri dhe Ministri.

Në 22 vjetorin e masakrës së Dubravës, u bë edhe zbulimi i lapidarit në kujtim të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre e që do të jetë edhe një dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Burimi i lajmit: Kosova Live 360