May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Haxhiu, Kurtit: Qytetarët kanë parë punë tonë, tash është koha që ju ta zbatoni standardin që keni prezantuar si opozitar

1 min read

16:51 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. S

Deputeti nga PDK-ja Bekim Haxhiu, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i thënë se qytetarët kanë parë punët sa ishte partia e tij në pushtet, duke e ngritur buxhetin e shtetit në 2 miliardë.

Ai ka thënë tutje se në kohën e PDK-së, pagat prej atyre që kanë qenë në asistencë sociale i kemi rritur për mësimdhënësit, policët e mjekët, duke iu bërë paga dinjitoze.

Haxhiu tutje tha se  gjatë PDK-së është bërë investim në infrastrukturën rrugore, në ndërtimin e shkollave por se gjendja në arsim vazhdon të mbetet një plagë e madhe për vendin tonë.

E për tërë këtë situatë  Haxhiu i ka thënë Kurtit se tani është koha të veprohet nga ai dhe qeveria e tij.

“Por presim prej teje. Kërkojmë prej teje me zbatu standardin si opozitar dhe standardin që t’i e ke prezantu në programin qeverisës”, tha Haxhiu.

Burimi i lajmit: IndeksOnline