May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Haxhiu pyet ministrin Vitia nëse është intervistuar nga Prokuroria – KOHA.net

1 min read

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nëse është pyetur nga Prokuroria, për siç ka pretenduar ai keqpërdorimet e bëra gjatë pandemisë vitin e kaluar.

Vitia ka thënë se çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë ka kërkuar vetë që të hetohet.

“Ata që kam thënë çdo herë dhe vazhdoj ta them është që çdo kontratë që është nënshkruar në Ministrinë e Shëndetësisë kam kërkuar vetë dhe kërkoj prapë t’i nënshtrohet hetimit dhe kam kërkuar vetë nga Policia që të vijnë t’i shohin e t’i procedojnë. Nuk jam intervistuar nga Prokuroria dhe në momentin që do të intervistohem këta do ta bëjë publike jo vetëm në këtë foltore, por edhe për qytetarët”, është përgjigjur Vitia nga foltorja e Kuvendit.

Burimi i lajmit: Koha.net