December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haziri aktivizon Shtabin Emergjent pas reshjeve të shiut

1 min read

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas reshjeve të shiut e ka aktivizuar Shtabin Emergjent i cili ka dalë në terren.

Ai ka thënë se situatë më e rënduar është në fshatrat Sllubicë dhe Pogragjë nga qytetarët e të cilave ka kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre nëse përkeqësohet situata.

“Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar katër ura dhe muri i një shtëpie. Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Burimi i lajmit: Klan Kosova