December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haziri kërkesë qytetarëve të Gjilanit: Shmangni rrugën Pogragjë-Sllubicë, pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut

1 min read

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.

Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen.

Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.

Për   çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.

/Indeksonline/

Burimi i lajmit: IndeksOnline