December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Inzaghi pasues i Contes te Interi – KosovaPress

1 min read

Ka shumë raportime në mediat italiane në orët e fundit që Interi kontaktoi trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi, pasi Antonio Conte nuk është i gatshëm të qëndrojë më tutje në këtë skuadër.

Conte fitoi titullin e kampionit disa javë para mbylljes se sezonit, por kriza financiare e Suning i ka heshtur disi festat e zikaltërve.

Ka raporte të shumta sot që Conte nuk do të pranojë kushtet e reja, të cilat përfshijnë shitjen e lojtarëve për të rritur 80 deri 100 milionë euro buxhetin e klubit dhe uljen e të gjitha pagave për 20 përqind, përcjell KosovaPress.

Gara është për të gjetur një zëvendësues dhe ndërsa Max Allegri kishte qenë në radarin e “Neroazzurrëve” duke marrë parasysh përvojën e tij me ish-drejtorin e Juventusit Beppe Marotta, por duket se edhe ai është jashtë buxhetit aktual të Interit.

Në vend të kësaj, “Tuttomercatoweb” dhe “Sempre Inter” këmbëngulin se “Nerazzurrët” tashmë ka kontaktuar Inzaghin.

Inzaghi do të ishte një opsion intrigues për të zëvendësuar Conten, pasi që të dy përdorin formacionin 3-5-2, ndërsa te Lazio ai ka arritur rezultate të mira pavarësisht një skuadre shumë të dobët.

Burimi i lajmit: Kosova Press