May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Inzaghi përshëndet tifozët e Lazios me një deklaratë emocionuese

1 min read

Simone Inzaghi ka përshëndetur tifozët bardhekaltër me një deklaratë për “ANSA”-n, duke zyrtarizuar fundin e marrëdhënies së tij me klubin kryeqytetas, teksa e ardhmja e tij drejt Interit tashmë duket e sigurt, njofton Insajderi.

“Me shumë emocion dua t’ju informoj se aventura ime e mrekullueshme me Lazio do të përfundojë më 30 qershor”, tha fillimisht tekniku italian.

“Falënderoj klubin presidentin, lojtarët dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 22 vite të mrekullueshme si lojtar dhe trajner. Ne luftuam dhe fituam së bashku. Këto ngjyra janë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time: e bardha dhe e kaltra do të jetë përgjithmonë pjesë e shpirtit tim”, përfundoi ai. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader