December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

IPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Gjilan që dyshohet se rrahën disa të rinj

1 min read

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë (që të gjithë punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ndaj disa të rinjve.

Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan kurse IPK hetimet lidhur me këtë rast ka filluar dy ditë më herët kur hetuesit e Inspektoratit Policor kanë pranuar një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, njofton Klan Kosova.

“Rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policorë ka ardhur pas analizimit të ankesës dhe shkresave tjera (raporteve mjekësore dhe fotografive) të cilat IPK i ka siguruar gjatë veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së thonë se në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Isufi: Policët i fikën dritat, na rrahën në terr (VIDEO)

Burimi i lajmit: Klan Kosova