December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë pasi keqtrajtuan rëndë katër të rinj në Gjilan – Telegrafi

2 min read

Katër të rinj nga Gjilani kanë deklaruar të mërkurën se janë sulmuar nga gjashtë zyrtarë policorë (emra të njohur për redaksinë) mbrëmjen e së shtunës në një lokal në lagjen “Gavrani” në Gjilan.

Altin Isufi, vëllai i tij, Arbër Isufi dhe dy djemtë e hallës së tij, Arian Kadriu dhe Asdren Emini kanë denoncuar në Inspektoratin Policor gjashtë policë, të cilët, sipas deklaratës së tyre, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj tyre, pa ndonjë arsye.

Ndaj kësaj ka reaguar Inspektorati Policor i Kosovës

IPK ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan, me dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan, ndërsa IPK hetimet mbi rastin i ka filluar dy ditë më herët pasi pranuan një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

Lexo po ashtu:

Rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policorë ka ardhur pas analizimit të ankesës dhe shkresave tjera, raporteve mjekësore dhe fotografive, të cilat IPK i ka siguruar gjatë veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore Gjilan.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Telegrafi.

Burimi nga Telegrafi