January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ish gjyqtari Simmons thirrje Osmanit dhe Kurtit: Ma mundësoni raportimin në Kuvend për skandalet e EULEX-it

1 min read

Ish gjyqtari i EULEX, Malcolm Simmons iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentes Osmani, për t’i mundësuar të raportojë në Kuvend rreth skandaleve të pretenduara në misionin e BE’së në Kosovë.

Simmons përmes një postimi në Tëitter tha se ka për qëllim të japë prova e fakte për formën sesi BE ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë.

Ai tutje shtoi se vendimi për të dëgjuar rreth këtyre provave do jetë një test i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Është qëllimi im të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për të dëgjuar apo jo faktet e mia do të jetë një provë e rëndësishme për këtë Parlament dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë ai.

Simmons ka etiketuar në këtë postim presidenten Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Burimi i lajmit: Një Kombë