May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ja ekipet që u shpallën kampion në top ligat europiane pas disa vitesh

2 min read

Sezoni 2020/2021 ishte aq sa i vështirë po aq dhe i çuditshëm dhe i pazakontë në botën e futbollit dhe jo vetëm, njofton Insajderi.

Në një vit ku mbizotëroi pandemia globale e COVID-19 me stadiumet e mbyllura, skuadrat europiane ia dolën pavarësisht mos prezencës së tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Sezoni 2020/2021 ishte i pazakontë për disa skuadra europiane, më saktësisht për pesë skuadra të kampionateve të njohura europiane.

Këto pesë skuadra janë shpallur kampion pas shumë vitesh, si Interi në Itali ku theu hegjemoninë  nëntë vjeçare të Juventusit, teksa dje pasdite ngriti trofeun e kampionatit për herë të 19-të në historinë e saj, që i mungonte prej 11 vitesh që nga sezoni i magjishëm i tripletës me Murinjon në pankinë, 2009/2010.

Në La Liga-n spanjolle është Atletico e Madridit që është kurorëzuar kampion i Spanjës pas shtatë vitesh mungesë, që nga sezoni 2013/2014.

Në Francë është Lille kampionia më e re e Ligue 1 teksa lë pas kampionët e PSG-së në renditje. Skuadra e Lille nuk e fitonte kampionatin prej 10 vitesh, që nga sezoni 2010/2011.

E njëjta situatë edhe në Skoci, ku Rangers me Steven Gerard në pankinë u shpall kampion pas 10 vitesh duke thyer hegjemoninë e Celtic, teksa hera e fundit ku skuadra e njohur skoceze ngrinte trofeun e kampionatit ishte sezoni 2010/2011.

Sportigu i Lisbonës ka arritur të shpallet kampion i Portugalisë pas 19 vitesh mungesë që nga sezoni i largët 2001/2002.

Nuk lihet pas dhe rikthimi i Milanit në Champions, ku mungonte prej shtatë vitesh. Rikthim i madh për skuadrën kuqezi në arenën e Ligës së Kampionëve ku prej disa vitesh të errëta si me pronësinë, drejtuesit, skuadrën dhe financat, ia dolën për të qenë pretendentë.

Një vit që sigurisht ka qenë i vështirë me pandeminë e COVID-19, por edhe i suksesshëm dhe i favorshëm për disa skuadra europiane që ringrihen pas shumë vitesh me synimin për të qenë të mëdhenj përsëri. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader