Jehona Sopi takohet me Vjosa Osmanin: Krenare me presidenten time
1 min read
Këngëtarja Jehona Sopi është takuar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Këtë e ka bërë të ditur vet Sopi pasi ndau një fotografi krah Osmanit në presidencë, me ndjekësit e saj në Instagram, njofton Klan Kosova.
“Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme. Krenare me popullin tim, me vendin tim dhe presidenten time”, ka shkruar artistja mbi fotografi.
Burimi i lajmit: Klan Kosova