Jehona Sopi u prit në takim nga presidentja Osmani: Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, ditën e djeshme (e mërkurë) është takuar me presidenten e Republikës së Kosvës, Vjosa Osmanin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ajo thekson se është e lumtur që Kosova përfaqësohet nga një femër e fuqishme dhe se është krenare me të gjithë.

Jehona Sopi (Foto: Instagram)

“Jam e lumtur që vendi im përfaqësohet nga një femër e fuqishme. Krenare me njerëzit e mi, me vendin tim dhe me presidenten time”, ka shkruar Sopi.

Lexo po ashtu:

Të dy zonjat shfaqen me kostume elegante teksa po respektojnë edhe masat kundër coronavirusit.

Jehona në anën tjetër viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë, e cila të fundit këngë e lansoi në shkurt të vitit që lamë pas.

“Jena Dashtë” u publikua në Ditën e Shën Valentinit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi

Author: admin