December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kadrijaj – Kurtit: Arritët qëllimet tuaja, hoqët dorë nga reciprociteti

1 min read

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, në seancën e sotme plenare tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar pro reciprocitetit me Serbinë dhe nga ardhja në pushtet ka hequr dorë nga reciprociteti

Kadrijaj ia ka kujtuar Kryeministrit Albin Kurti deklaratën e dhënë në televizione lidhur me vendosjen e reciprocitetit.

“Kryeministri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin “Është çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh”. “Ndër gjërat e para që do ta bëjmë”. Tani, ministrja Rozeta Hajdari deklaron “Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonal”, tha Kadrijaj.

Kadriaj tha se premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti kanë qenë vetëm një farsë për të arritur qëllimet e tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të akomoduar në karriget e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre. Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Kadriaj.

Burimi i lajmit: Bota Press