Katër emra ta rinj në listën e Challandesit – KOHA.net

Katër futbollistë të rinj janë përfshirë në listën e përzgjedhësit Bernard Challandes për dy ndeshjet e para miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës, që Kosova i zhvillon në fillim të muajit të ardhshëm.

Për herë të parë pjesë e Kosovës janë ftuar Bashkim Ajdini, Lorik Emini, Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi.

Ajdini 28-vjeçar është pjesë e Osnabruckut që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, Emini te Luzerni në Zvicër, Bajselmani në Zëolle të Holandës, kurse Idrizi pjesë e Schalkes. Idrizi debutoi ditë më parë në Bundesliga me Schalken.

Ndërkohë, për herë të parë pritet t’i bashkohet edhe Astrit Selmani që luan në hammarby në Suedi. Pjesë tjetër e listës së 23 lojtarëve janë edhe Samir Ujkani, Arijanet Muriq, Visar Bekaj, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresheviq, Betim Fazliji, hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Besar Halimi, Idriz Voca, Valmir Sulejmani, Milot Rashica, Lirim Kastrati, Abër Zeneli, Zymber Bytyqi dhe Vedat Muriqi. Sulejmani kthehet në ekipin përfaqësues. Kthehet edhe Aro Muriq nga suspendimi. Një listë tjetër, Kosova do ta publikoj pas pak ditësh për dy ndeshjet tjera, Guinesë më 8 qershor dhe Gambisë më 11 qershor në Antalia të Turqisë. Kundër San Marinos, “Dardanët” luajnë në Prishtinë më 1 qershor, ndërsa më 4 qershor ndaj Maltës në Austri. Pjesë e listës së dytë do të jenë kryesisht lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës në futboll.

Burimi i lajmit: Koha Net

Author: admin