December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kështu pritet të organizohen dasmat pas vendimit për lejimin e tyre – GazetaBlic

2 min read

Kryetari i Odës së Hotelerisë ka treguar se si do të respektohen masat anti Covid gjatë mbajtjes së dasmave.

Është vendi në të cilën mblidhen shumë njerëz për të kremtuar gëzimet e tyre.

Mirëpo hotelet e sallat e dasmave kanë më shumë se një vit që qëndrojnë të mbyllura për dasmorë.

Kjo me vendim të Qeverisë si masë parandaluese për sëmundjen e Covid-19.

E tash pas një kohe të gjatë në takimin e fundit me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia është paralajmëruar që do të lejohet mbajtja e dasmave.

Ndërkaq vetëm në këtë sallë janë rezervuar më shumë se 30 data për dasma gjatë verës.

Kjo hapësirë këtu ka 900 metra katrorë, e me vendim të ri brenda saj mund të lejohen rreth 350 persona.

Pra në bazë të madhësisë së sallës do të përcaktohet edhe numri i personave që mund të marrin pjesë në dasëm.

Se si funksionon kjo e tregon vetë kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.

Sogojeva tregon edhe cili ishte propozimi i tyre ndaj ministrit të Shëndetësisë, e që tani nuk është përfshirë në vendim.

Ndërkohë edhe pse Ministria e Shëndetësisë me Odën e Hotelierisë janë marrë vesh në mes veti, pritet që të votohet në Qeveri për tu marrë një vendim i tillë. /T7/

LAJMI I FUNDIT: Hiqet ora policore!

Burimi i lajmit: Gazeta Blic