December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kina i kundërpërgjigjet SHBA’ve: Po përdor teorinë e laboratorit për të na njollosur – Kosova Sot

2 min read

Kina i kundërpërgjigjet kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një investigim tjetër për origjinën e Covid-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, thekson se Uashingtoni po përdor teorinë e laboratorit për të mbuluar dështimet e veta dhe për të njollosur shtetin kinez.

“Ekspertët ndërkombëtarë folën mirë për transparencën e Kinës në shumë raste. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë një sy qorr ndaj fakteve, shkencës, studimit për origjinën dhe reagimit inkompetent në shtëpi duke kërkuar investigim shtesë në Kinë. Kjo tregon që SHBA-ve nuk iu interesojnë faktet apo e vërteta dhe ka zero interes në studimet për origjinën të bazuara në shkencë serioze”, deklaroi ai.

Sipas tij, SHBA’të kanë për synim që ta përdorin pandeminë për t’i njollosur.

“Synimi i tyre është që ta përdorin pandeminë për të na njollosur, manipulim politik dhe tjetërsim të fajit. Ata nuk kanë respekt ndaj shkencës dhe po tregohen të papërgjegjshëm ndaj jetëve njerëzor dhe kundërproduktivë në përpjekjet për luftimin e virusit”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot