December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kisha Ortodokse i kthen përgjigje Kurtit: Nuk mund të vizitosh Manastirin e Deçanit pa e plotësuar këtë kërkesë!

2 min read

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rreth letrës së dërguar në adresë të Sava Janjiqit për të vizituar Manastirin e Deçanit.

Nga kjo Dioqezë kanë lënë të kuptohoet se përgjigja e tyre për kryeministrin rreth vizitës në Manastirin e Deçanit është negative, meqë thonë se një kërkesë dhe letër e tillë s’ka kuptim derisa nuk respektohen vendimet e mëparshme rreth pronave të Manastrit.

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit. Ky vendim është injoruar vazhdimisht për 5 vjet,  pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Pavarësisht kësaj, Ministri i Planifikimit Hapësinor i Qeverisë Kurti publikisht ka refuzuar vendimin e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim të nëntorit 2020 në ndërtimin e rrugës tranzitore rreth zonës së mbrojtur të Manastirit. Minimi i këtij vendimi, që është miratuar me ndërmjetësim ndërkombëtar, i bie që po bëhet thirrje për shkelje të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Në këtë situatë, përgjigjja e letrave të tilla, pa respektim paraprak të vendime ligjore dhe zbatimit të ligjit, është komplet e pakuptimtë”, thuhet në përgjigjen e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të Kurtit dërguar Sava Janjiqit.

Burimi i lajmit: Bota Press