December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kjo është ranglista e re e publikuar nga FIFA – Ku gjendet Kosova dhe Shqipëria?

1 min read

FIFA ka bërë publike renditjen e Kombëtareve në ranglistë.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka pasur asnjë ndryshim, pra mbetet në pozitën e 120-të.

“Dardanët” kanë të grumbulluar 1151.73 pikë, ndërsa mund të shtojnë, në rast të fitoreve në ndeshjet e radhës.

Kosova zhvillon dy miqësore në qershor, ku San Marino do jetë kundërshtari i parë (1 qershor).

Në rast të fitoreve, atëherë ekziston mundësia që në renditjen tjetër kur të publikohet me 12 gusht të këtë ndryshime.

Ndërkohë, Shqipëria zë pozitën e 66-të.

Burimi nga Indeksonline