December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kjo është shuma e parave që u grabitën në “Ria Transfer Parash” në Prishtinë – Sinjali

1 min read

Gazeta Sinjali raportoi për një grabitje në rrugën “Agim Ramadani”, në institucionin mikrofinanciar “Ria Transfer Parash”. Sinjali mëson se shuma e parave që u grabit është 1 mijë e 310 euro.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se rastin e ka denoncuar punëtorja e këtij institucioni, e cila derisa ishte në vend të punës, u kërcënua me armë nga i dyshuari, i cili ia grabiti paratë.

E njëjta ka deklaruar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “grabitje”.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali