Klan Kosova shpall konkurs për pozitën: Menaxher/e i Resurseve Humane
2 min read

TV “Klan Kosova”, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon:
– Menaxher/e i Resurseve Humane
Përshkrimi i detyrave të menaxherit për resurse humane:
• Udhëheq departamentin për menaxhimin e resurseve humane.
• Siguron zbatimin e ligjit të punës dhe përfaqëson kompaninë në procedura administrative që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës.
• Implementon standardet e “Business Social Compliance Initiative (BSCI)” dhe standardet
e të drejtave të njeriut në lidhje me marrëdhënien e punës.
• Planifikon, organizon dhe zbaton rekrutimin, sistematizimin dhe trajnimin e punëtorëve;
• Siguron menaxhimin e të dhënave dhe shënimeve të punëtorëve, pagesave dhe
përfitimeve të tjera të punëtorëve.
• Organizon dhe implementon vlerësimin e performancës së punëtorëve.
• Menaxhon marrëdhëniet me punëtorët.
• Përgatit dhe zbaton rregulloret e brendshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënies së punës.
Kualifikimet:
• Preferohet së paku 3 vite përvojë pune profesionale si menaxher i resurseve humane ose në funksione të barasvlershme.
• Fakulteti i përfunduar, me preferencë në ekonomi, menaxhment, ose juridik.
• Njohuri e gjuhës angleze.
• Aftësi komunikimi, bashkëpunimi dhe organizimi.
• Njohuri të IT.
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
– CV-në.
– Dëshmi të përgatitjes universitare.
– Letër motivuese.
– Letër rekomandime ose referenca eventuale.
Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në:
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më 09.06.2021, në orën 16:00.
Burimi i lajmit: Klan Kosova