May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Komuna e Fushë Kosovës emëron pa konkurs zëvendësdrejtoreshën e shkollës “Selman Riza”‘

2 min read

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ka akuzuar kryetarin e komunës Burim Berisha për emërimin e zëvendësdrejtoreshës pa konkurs në shkollën “Selman Riza”.

Sipas degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Shehide Fejza ishte emëruar me urdhër të kryetarit Burim Berisha duke i shkelur procedurat e parapara pa konkurs në këtë pozitë, transmeton Periskopi.

“Komuna e Fushë Kosovës ka shkelur ligjin kur ka emëruar zëvendësdrejtoreshë në shkollën “Selman Riza”, Shehide Fejzen.  Ajo ishte zgjedhur para katër muajsh në këtë pozitë pa konkurs dhe me urdhër të kryetarit Burim Berisha, ku po tentohet që përmes kësaj pozite të bëhet drejtoreshë në vend të Remzije Bogujevcit.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Komuna e Fushë Kosovës emëroi pa konkurs zëvendësdrejtoreshën në SHFMU “Selman Riza”

Komuna e Fushë Kosovës ka shkelur ligjin kur ka emëruar zëvendësdrejtoreshë në shkollën “Selman Riza”, Shehide Fejzen.

Ajo ishte zgjedhur para katër muajsh në këtë pozitë pa konkurs dhe me urdhër të kryetarit Burim Berisha, ku po tentohet që përmes kësaj pozite të bëhet drejtoreshë në vend të Remzije Bogujevcit.

Ajo është vlerësuar se nuk plotëson kriteret për asnjërën nga pozitat, ashtu siç kërkohet me konkurs.

Pas daljes në pension të zëvendësdrejtorit të kësaj shkolle, Sahit Dragusha, Shehide Fejza ishte imponuar që të vinte në vend të tij.

Disa muaj pas emërimit të saj, u shpall konkursi për zëvendësdrejtor të SHFMU “Selman Riza”, i cili është anuluar më datë 20.05.2021.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë, vazhdimisht ka ngre shqetësim në lidhje me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e drejtorëve të shkollave, ku kriter i vetëm mbetet preferenca partiake si dhe nepotizmi, e assesi kriteri profesional.

Si pasojë, arsimi në Fushë Kosovë mbetet tejet i politizuar dhe i degraduar, ka rënie të cilësisë së arsimit dhe të sigurisë në shkolla.

Përgjegjësia kryesore për këtë situatë bije mbi kryetarin e komunës dhe drejtorët e korruptuar, të cilët edhe arsimin e përdorin për llogari të LDK-së dhe interesave të tyre politike.

Burimi i lajmit: Epoka e Re