Konjufca, Berishës: Kryeministri lëshoi sallën se “ti Bekë je për sporte të rënda”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e lëshoi seancën e Kuvendit në momentin që fjalën e mori deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili kishte një pyetje për shefin e qeverisë, njofton Insajderi.

“E kam një pyetje të lehtë. Kryeministër, a po rrin a shkove?”, tha Berisha.

E për ta arsyetuar veprimin e kryeministrit, ndërhyu kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili me shaka tha “Bekë, a e din pse doli kryeministri? Se ti je për sporte të rënda e kur the një pyetje të lehtë…”, u shpreh Konjufca.

Më pas Berisha e ngriti pyetjen në Kuvend, por nuk mori përgjigje në mungesë të Kurtit.

“Bordi i ri që ka me u vendos tani a janë bord i vullnetarëve apo kanë me i harxhu 25 mijë euro si ata të parët”, tha ai./Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin