November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Konjufca i jep të drejtë Shalës së PDK-së, pasi e kritikoi Mimoza Kusari – Kosova Sot

3 min read

Çështja e shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e ka kthyer Kuvendin e Kosovës në arenë përplasjesh në mes të opozitës dhe pozitës. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka sjellë në Kuvendin e Kosovës dy rekomandime, përfshirë edhe atë për shkarkimin e bordit të AKP-së. Por, krahas vendimit të komisionit, kryetar i saj që është nga rradhet e Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka bashkangjitur edhe opinionin e tij lidhur me çështjen në fjalë.

Ky veprim i Shalës ka nxitur reagime tek deputetët e VV-së. Ka qenë Mimoza Kusari-Lila ajo që ka thënë se veprimi i Shalës është i papranueshëm nga anëtarët e tjerë të komisionit.

“Dua të jap një vërejtje publike edhe për anëtarin e Komisionit por edhe për administratën e Kuvendit të Kosovës, për faktin se ne bashkangjitur me konkludimin e komisionit e kemi të bashkangjitur edhe vendimin kundërshtues të kryetarit e Komisionit. Nuk është hera e parë që kemi kryetar të komisionit. Asnjëherë nuk kemi pasur të bashkëngjitur një mendim politik të kryetarëve të komisionit bashkangjitur në vendim të komisionit. Kemi një mendim të kryetarit të komisionit që u është shpërndarë 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pse duhet ta lexojmë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Ndaj kësaj deklarate të Kusari-Lilës ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se është e drejtë e tij qoftë si deputet ashtu edhe si kryetar i komisionit që të bëjë një gjë të tillë.

“Është e drejtë e imja elementare si qytetare, si deputet dhe si kryetar i komisionit me dhënë opinion. Është shqetësuese e nderuar që me tentu sot që me ma ndalu opinionin tim publik, i shkruar në 10 pika. Kam marrë autorësi, kam nënshkruar dhe është opinion i imi. Nuk ka fuqi morale e njerëzore që të ma ndalojnë atë. Shqetësohem për tendencës që unë të mos jap opinion njerëzor para deputetëve. Lexojeni rregulloren. Unë s’du me kanë si kryetarët e tjerë. Edhe nuk di por edhe me ditë s’du me e ba. Unë nuk di me ndez dhe me dhezë këtë Kuvend siç kanë bërë kryetarët e tjerë. Kurrë mos pritni se ka gju bombola gazi, ka me ju fy e me ju sha deri në momentin kur nuk e kaloni kufirin njerëzor”, ka thënë Shala.

Ndaj këtyre përplasjeve në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ferat Shalës, ka reaguar edhe kryekuvendari Glauk Konjucva. Ai tha se në bazë të rregullores, deputetët mund të vendosin opinionet e kundërta në vendimet e komisioneve.

“Nuk ka asgjë dramatike as në këtë që ka ndodh. Pra një pjesë e rregullores së Kuvendit, thotë se aty mund të vendosen edhe opinionet e kundërta dhe të vendosen në seancë. Është tani çështje e deputetëve se a e shqyrtojnë atë opinio., që në këtë rast e ka ndarë kryetari i Komisionit. Kjo që ka ndodhur mendoj se është shumë normale në një botë demokratike. Kështu që mos e merrni të madhe”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj deklarate ka reaguar u.d e shefes së Grupit Parlamenter të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se Shala nuk ka pasur pse ta bashkëngjitë opinionin e tij bashkë me vendimin e komisionit.

“Në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk e cenojmë të drejtën e fjalë3s për asnjë deputet por jo me e bashkëngjit bashkë me vendimin e komisionit. Në komision e kemi mbivotu dhe si tillë ka ardhur në Kuvend. Ky ka qenë rekomandim i komisionit”, deklaroi ajo.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot