January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Koopmeiners pritet të jetë goditja e parë e Mourinhos te Roma, holandezi pëlqehet edhe nga Liverpool e Bayern – Telegrafi

1 min read

Teun Koopmeiners është njëri nga mesfushorët më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit holandez, Eredivisie.

Mesfushori holandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e AZ Alkmaar edhe pse luan si defensivë.

23-vjeçari ka pasur statistika të jashtëzakonshme sa i përket një mesfushori defensivë, ku në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë ‘tulipanin’ dhe ka kërkuar transferimin e tij te Roma, pasi dëshiron ta përforcojë mesfushën.

Por për të arritur deri te ai nuk është aspak e lehtë, duke parë që në konkurrencë për lojtarin ka edhe dy gjigantët tjerë evropian, Bayern Munichun dhe Liverpoolin.

Mediat në Itali kanë raportuar se Mourinho vet e ka telefonuar lojtarin për t’i treguar se e dëshiron te Roma.

Giallorosët po shihen si favorit dhe lojtari është gati për t’iu bashkuar atyre, por problemi qëndron tek klubi AZ Alkmaar.

Skuadra holandeze nuk e ka ndërmend ta lë të lirë Koopmeinersin pa 30 milionë euro, derisa lojtari po konsiderohet si i ngjashëm me Kevin Strootman. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi