November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të Nezir Mehmetajt – Sinjali

2 min read

Kosova ka kërkuar që Serbia menjëherë të lirojë shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetajn, i cili po mbahet në burg në Serbi.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Serbia menjëherë të lirojë shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetajn, i cili është arrestuar dhe po mbahet në burg në Serbi.

Haradinaj-Stublla thotë se Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare dhe po minon përpjekjet për normalizim të raporteve dhe për arritjen e një marrëveshje.

“ Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe.Serbia po i shkelë ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike. Kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.

Ajo tutje ka thënë se Serbia me veprime të tilla po bën përpjekje për të demonizuar Kosovën dhe shtetasit kosovarë.

“Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar ministrja e Jashtme në Twitter.

Ky reagim erdhi pasi Prokuroria e Serbisë dje ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, ku kanë kërkuar edhe për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali