May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kosova me 10 sportistë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

1 min read

20:06 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. A

Komiteti Olimpik i Kosovëska pranuar sot ftesën e Komisionit Tre-Palësh për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi,i cili do të përfaqësojë sportin e shenjëtarisë sportive në Tokio 2020. 

“Komisioni Tre Palësh (Komiteti OlimpikNdërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni iFederatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtaretë Shenjëtarisë, se sportistit Drilon Ibrahimi i është ofruar një vend me ftesë”,thuhet në konfirmimin e këtij komisioni dërguar KOK-ut. Ibrahimi, bursist olimpik i KOK-ut,ishte përfshirë në listën prej gjashtë sportistëve të propozuar nga KOK-u përKomisionin Tre Palësh. Shenjëtari nga Vitia kishte fituarMQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese përLojërat Olimpike”. 

Deri më tani, KOK-u ka gjashtë normaolimpike, pesë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, ndërsa tri ftesa tëuniverzalitetit janë caktuar për notin (2) dhe atletikën. 

Shpresa për të fituar normën olimpikekanë edhe sportet e karatesë dhe boksit. 

Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë. 

Burimi nga Indeksonline