May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Krenar Shala: Vetëvendosje s’mund të fitojë më shumë se 30% të komunave – GazetaBlic

1 min read

Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, thotë se në Kosovë gjithmonë dallojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjithshme, shkruan Gazeta Blic.

Rrjedhimisht siç thotë Shala, nuk pret që Lëvizja Vetëvendosje do të mund të fitojë më shumë de 30% të komunave në të cilat do të garojnë. Madje, shprehet se as për këtë përqindje nuk është i sigurt.

“Dallojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjithshme. Në këtë rast nuk pres që Lëvizja Vetëvendosje do të mund t’i fitojë më shumë se 30% të komunave. Madje as për këtë nuk jam i sigurt”, tha Shala në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku” në Kanal 10.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic