May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

“Kthehna për pak…”, si reagoi Ramush Haradinaj kur nuk u lejua të flasë për “temat e tij” – Sinjali

1 min read

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krijuar momente qesharake në Kuvend, pasi doli në foltore, por më pas u largua, pasi kryesuesja Saranda Bogujevci i tha se ‘një herë janë duke folur për rendin e ditës’.

Haradinaj tha se ka për të folur për dy çështje, por fjalën ia ndërpreu kryesuesja e seancës.

“Dy tema i kam sot…”, tha Haradinaj.

Këtu ndërhyri Bogujevci e cila tha se një herë do të diskutohet për rendin e ditës.

“Zotëri Haradinaj, për momentin jemi duke diskutuar për një mocion procedural për rendin e ditës”, tha Bodujevci.

Haradinaj tha se kthehet për pak.

“Për rendin e ditës, atëherë po e lë pak, kthehna për pak”, deklaroi Haradinaj, deklaratë kjo që shkaktoi të qeshura në Kuvend.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës është çështja e arsimit.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali