December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

“Kthena për pak”: Haradinaj shkakton të qeshura nga foltorja – GazetaBlic

1 min read

Pasi Ramush Haradinaj, mori fjalën në Kuvend për të disktuar dy çështje të rëndësishme sipas tij, kryesesja e Kuvendit, ia kujtoi pikën e rendit të ditës, dhe ai u kthye mbrapsht.

Deputeti i AAK-së, ishte gati t’i prezantojë dy çështjet për të cilat do të fliste në foltore, mirëpo kryesuesja Saranda Bogujevci i tha se një herë janë duke folur për rendin e ditës.

Bogujevci:Më fal, zotëri Haradinaj, për momentin jemi duke diskutuar për rendin e ditës.

Haradinaj: Për rendin e ditës, atëherë po e lë pak, kthehna për pak.

Kujtojmë, që në Kuvend po diskutohet për pandeminë. Pika kryesore mbetet debati parlamentar mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Sikurse në çdo seancë të re do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

LEXO EDHE:

Fillon seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, mësoni edhe pikat e rendit të ditës

Burimi i lajmit: Gazeta Blic