May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kujdes: Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV tregon si shpërndahet

3 min read

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të mërkurën se ka dyshime të bazuara se në katër ferma të ekonomive familjare në Kosovë është paraqitur një gripi shpezëve. Nga AUV-i kanë deklaruar se janë në fazën hulumtuese diagnostifikuese në fermat të cilat janë të dyshimta

Gripi i shpezëve “Avian Influenza” po dyshohet se është prezent në Kosovë.Sipas AUV-it, në katër ferma të ekonomive familjare në vend, ka dyshime të bazuara për përhapjen e këtij gripi.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se janë marrë mostra për t’u testuar në laborator, për ta konfirmuar prezencën dhe llojin apo tipin e gripit të shpezëve.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje ka njoftuar të gjithë qytetaret për dyshime të bazuara për prezencë të gripit të shpezëve ne vendin tonë. Kjo me qellim të ngritjes se vigjilencës për ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga fermerët. Ne jemi në fazën hulumtuese diagnostikuese ne fermat të cilat janë të dyshimta. Kemi marrë mostra për ti testuar në laboratorë referent për  të konfirmuar prezencën dhe llojin apo tipin e gripit të shpezëve. Deri në nxjerrje të rezultateve konfirmative qëndrojmë në situatë të dyshimitë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai bëri të ditur se është krijuar Shtabi nacional i krizës, i cili vepron nën mbikëqyrjen e organeve kompetente.

Thaçi deklaroi se fermat ku dyshohet për përhapje të këtij gripi, janë izoluar dhe po mbikëqyren.

“Të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar, për të koordinuar veprimet e menjëhershme ne teren. Duke mbikëqyrë fermat e vendosura në izolim. Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Në koordinim dhe mbështetje të autoriteteve lokale, do ketë mbikëqyrje të rreptë të lëvizjes se shpezëve në zonat e dyshimta. Po ashtu përmes kontakteve në zyrën qendrore dhe zyrave regjionale të AUV-së jemi duke mbledh informata mbi paraqitjen eventuale të rasteve në lokacione tjera. Përmes Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve jemi duke organizuar mbikëqyrje të veprimeve në teren konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se sot është mbajtur një takim me shoqatën e shpezëtarëve të Kosovës, për të rritur nivelin e vetëkontrollit për zbatimin e masave të biosigurisë në fermat komerciale dhe për të parandaluar përhapjen e gripit në këto ferma.

Thaçi ka deklaruar se fakti se gripi bartet nga shpendë shtegtare kjo e bën të pamundur ndalimin e gripit për të hyrë në një vend (shtet).

“Por kjo nuk do të thotë që ai do të kalojë tek te gjitha shpendët shtëpiake. Kontrollet efektive të shpendëve, siç është ndalimi i shpendëve shtegtarë të futen ne fermat apo kotecet e pulave, do ta ndalonte një gjë të tillë. Pastaj respektimi i masave strikte të biosigurisë parandalon përhapjen ne ferma tjera. Ne po veprojmë me të gjitha kapacitete qe të parandalojmë përhapjen, të mbrojmë dhe ruajmë ekonominë e pularive ne vend. Për disa lloje të virusit të shpezëve nuk ka ende vaksinë qe parandalon infektimin”, ka deklaruar Thaçi,/Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press