December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kur dikush me fjalë të ëmbla, por me mendje të keqe arrin të bindë turmën, gjëma të mëdha do të bien mbi shtetin

6 min read

Av. Ndre Molla

Që nga 2013-ta e në vazhdim kryeministri Rama, ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundëshme, madje edhe efikase, propagandën dhe piarin e tij me një staf të jashtëzakonshëm, si nga ana profesionale ashtu edhe nga mirpagesa e tyre.
Si të mos ti mjaftonte sistemi propagandistik i ngritur me paratë publike, nëpërmjet aferave korruptive, a presioneve, ka kaparuar pjesën më të madhe të medjas së shkruar e vizive. Nuk është ndalur para asgjëje për ti mbyllur gojën medjas që nuk i shkon për fije propagandës së tij të neveritshme e trushplarëse.
140 milion euro duhet të paguajme ne, vetëm se Rama mbylli dhe largoi medjan e lirë « Agon » që nuk i shkonte editorialisht për shtat qeverisë. Guxim i madh. Të çmendurit e kanë cilësi kryesore guximin.
Ngritja në sistem e gënjeshtrës, manipulimit e trushplarjes ka qënë dhe mbetet vepra më e madhe e Edi Ramës këto 8 vjet. Kjo duhet pranuar e vënë në dukje mirë.
Që para zgjedhjeve të 2013-ës hapi thesin e mashtrimeve me 300 mijë vende të reja pune, ani pse përfundoi me 400 mijë të rinj e të reja e familje të tëra që lanë vendin për shkak të mungesës së shpresës. Dhe gënjeshtari flet çdo ditë për vende të reja pune!!!
Pas çdo denoncimi opozitar për kanabizimin e vendit, propaganda qeveritare e medja servile e pushtetit jepte rrjeshta policesh, të veshura bukur, mjete të shërbimit policor, masa radikale në rrugë, motorra të rinj të policisë rrugore, arrestime live të shoferëve që ofronin 2 mijë lekshe për ti shpëtuar ndëshkimit me gjobë, kapje ndërtuesish pa leje, nga ata të fshatrave të thella që ndërtonin një mur a një ngrehinë (ani pse shtesat e gradaçelave bëheshin në sytë e kryeqeveritarit në mes të Tiranës), tu propaganduar rend e forcë ligji.
Avionët e drogës kishin bërë kërdinë, e për Top Chanal, Klan, Vizion Plus, RTSH po e po, shtypin e ditës në përgjithësi, ishin mushkonja që opozita i shihte si avionë droge. Dhe njerëzit i besuan derisa për rrezik u rrëzuan nja dy prej tyre.
Në kulmin e nevojës për mbështetje të Kosovës, propaganda trushplarëse, sa nuk na bëri të bëjmë bè në krye të Edi Ramës, me çilimat e kyq të pritjes së lidershipit të Kosovës, me mbledhjet e përbashkëta qeveritare, me deklaratën në Beograd se « Serbia duhet ta njoh Kosovën », me deklaratat « nacionaliste » të presidentit të përbashkët etj etj, a thua se kombi pat prit kët burrë për të zgjidhur punët e 100 viteve. E gjitha kjo me një propagandë mediatike personale (ERTV), qeveritare, e segmente të caktuara ndërkombëtare. Sepse, vetëm propaganda mund të shesi gënjështrën për të vërtetë dhe mund ta nguli thikën e tradhëtisë më mirë.
Pas çdo dështimi të tmerrshëm, pas çdo shkelje të parimeve të demokracisë e lirisë, gjendej propaganda, shpesh edhe me mbështetjen e faktori ndërkombëtar të tipit Knut, Vllahutini e Mogherini.
Ndërkohë që Shqipëria ishte mbushur me drogë dhe kthyer në vend origjine të trafikut të saj, nuk mungonin ambasadorë të rëndësishëm të vendeve përendimore, sidomos përfaqësuesit e organizmave europiane, të propagandonin në krah të Ramës se « qeveria po përpiqet të luftoje krimin dhe janë bërë përmirësime në këtë drejtim » etj etj.
Ndërkohë që Ministri i Brendshëm ishte kapur si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës dhe Parlamenti i mbushur me kriminelë nuk pranonin të lejonin prokurorinë të kontrollonte shtëpinë, europianisti i korruptuar Knut dilte çdo ditë në krah të qeverisë duke e mbështetur për « sukseset » e luftës kundër krimit.
Propaganda qeveritare e mediatike e paraqiste Shqipërinë si vendin e luftës kundër krimit, të zbatimit ligjit, por që e pengonte drejtësia e korruptuar. Dy ministra të brendshëm të lidhur drejtpërdrejt me kartelet e drogës, për Flakenshajn e Vllahutin e kompani nuk përbënte problem.
Propaganda qeveritare dhe e përfaqësuesve të blerë ndërkombëtarë, mashtronte shqiptarët për suksese të qeverisë në luftën kundër krimit. E në fakt ishim e jemi kthyer në rrezik për të ardhmen e vendit prej kapjes së shtetit nga krimi. Tonelatat e drogës të kapura përtej detit nuk ju bënin përshtypje. Vërtetë diplomacia tashmë ishte kthyer te simbolika e tyre « valixhja diplomatike », ç’rëndësi ka nëse mban dokumenta a euro. Rëndësi ka të ishte plot.
I hynë mbarë e mbrapsht drejtësisë, jo për të luftuar korrupsionin e mosndëshkueshmërinë, siq propagandohej nga gënjeshtarët jo vetëm të qeverisë, por për të patur dorë të lirë Rama të bënte ç’të donte me shqiptarët, duke ju hequr të drejtën e ankimit në gjykatë, si kurr kund nuk ka ndodhur, as në sistemet diktatoriale, se edhe në këto sisteme, sëpaku ankimi ishte një e drejtë formale. Sot nuk ekzistën as e drejta e ankimit, se sistemin e drejtësisë e kanë vdekur plotësisht.
Asnjë investim i duhur, aq më pak strategjik, nuk ka ndodhur për 8 vjet, ndërkohë shohim në 4D suksese marramendëse aeroportesh. Ndërkohë që nuk ka asnjë rrugë të ndërtuar, kudo që vizohet një kryqëzim a një rrugë, propaganda e sjellë madhështinë e tyre si trushplarje për shqiptarët.
Ndërkohë që e kanë nxirë në çdo sektor të jetës së vendit, në ekonomi, arsim, kulturë, interes kombëtar e kudo, përsëri po del në plan të parë propaganda me fjalë mashtruese për të shplarë trurin e shqiptarve, për ti bërë të harrojnë. Nuk mjafton vetëm medja për imazh. Duhen ftuar artistë e artiste, duhen ftuar sharlatanë e sharlatane të jetës publike, për të propaganduar për « punëmbaruarit ». Gënjeshtra me OFL-në ndërkohë vazhdon.
Propagandë, vetëm propagandë. E shpjegueshme. Nëse nuk ke se çfarë të tregosh si punë, sigurisht se do të ndezish motorrët propagandistikë madiatikë e njerzorë, për të shplarë trurin e shqiptatëve.
Në fakt, nëse përsëri ngjiz si tash 8 vjet, nuk është më trushplarja e shqiptarëve arsye e propagandës së mashtruesit klasik. Është budallepsje asgjë më tepër. Është ajo çfarë meritojmë, padiskutim.
Propaganda e shpifur mediatike që Edi Rama ka ngritur në sistem duhet shembur. Sharësi duhet izoluar. Dhe ka vetëm një rrugë: takimi me çdo shqiptarë(edhe me emigracionin), drejtpërdrejt, kudo të ndodhet, sy më sy, siq në fakt po bën Lulzim Basha, që i është shmangur luftës politike të batutave, por këtë duhet ta bëjnë të gjithë strukturat drejtuese të rretheve, për të çmontuar gënjështrën, e bashkë me të qeverisjen më gënjeshtare, qeverinë sektiste hajnash e hajneshash rekord të të gjitha kohrave që ka njoh ky vend. Për të mundur GËNJESHTARIN kampion.
Ndaj porosia e poetit të lashtë grek Euripidit i shkon për më shumë se kurr Edi Ramës e shpurës së tij « fjalëbukur » por gjëmë e madhe për shtetin dhe kombin tonë.

Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT

Burimi nga Media independent FR