December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kur do të hyjë në fuqi lehtësimi i masave? – GazetaBlic

2 min read

Kryetari i Departamentit për Estradën në kuadër të Odës së Hotelerisë, Afrim Muçiqi ka njoftuar se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është vendosur që pas datës 15 qershor të lejohen dasmat, shkruan Gazeta Express.

Muçiqi konfirmoi se nga java e ardhshme do të takohen grupet punuese për të hartuar manualin që do të përcaktojë se si do të punojnë operatorët ekonomikë në këtë sektorë.

“Është një lajm, i shumë pritur pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda si me këtë ministri ashtu edhe me atë të kaluar. Më në fund, pas kërkesave tona janë pjesërisht të pranuara dhe siç e keni parë par datës 15 qershor do të lëshohen dasmat. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për manualin për të gjitha operatorët ekonomik. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionistët e grupit punues. Çfarëdo numri që do ta propozojë ministria apo IKShPK-ja, ne do ta pranojmë”, ka thënë ai.

Në ndërkohë kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogujeva ka konfirmuar se këto masa pritet që të premten të votohen në Qeverinë e Kosovës.

“Sot kemi pasur takimin me ministrin Vitia dhe mund të konkludojmë që takimi ke shumë i frytshëm. Të premten pritet që të qeveria të vendos për këto masa, tha ai.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic