December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti: AKP-në kemi thënë se do ta shuajmë dhe po mbajmë premtimin

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të së enjtes, tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, pasi sipas tij, ky ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vijë në pushtet.

Por, për ta shuar atë, Kurti theksoi se fillimisht duhet të shkarkohet bordi, njofton Insajderi.

Ai tha se bordi i AKP-së “ka vjedhur shumë”, ndërsa theksoi se shuarja e kësaj agjencie është e domosdoshme.

“Me AKP-në dhe ARKEP-in ne i dalim zot premtimeve tona për qytetarët tanë. AKP-në kemi thënë se do ta shuajmë dhe ajo do të shuhet. Por, që të shuhet është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi, sepse kanë vjedhë shumë. Jam paguar pë të vjedhur. Bordi aktual ka pasur mision privatizimin e likuidimit ku janë trajtuar pasuritë e vendit si barrë nga e cila duhet liruar”, deklaroi shefi i ekzekutivit./Insajderi.com

Burimi nga Insajder