December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti: Bordi AKP-së duhet të shkarkohet, ka vjedhur shumë

2 min read

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ai tha se bordi ka vjedhur shumë, ndërsa shtoi se shuarja e kësaj agjencie është e domosdoshme.

Kurti tha se për ta shuar AKP-në, fillimisht në Kuvend duhet të votohet për shkarkimin e Bordit dhe më pas emërimin e ri.

“Me AKP dhe ARKEP ne i dalim zot premtimeve tona. 50.28% kanë votuar për fitoren tone një fitore e paparë për Kosovën e pasluftës dhe kemi thënë se AKP-ja do të shuhet dhe AKP-ja do të shuhet. Që të shuhet AKP është e rëndësishme që të shkarkohet Bordi sepse kanë vjedhur me privatizime. Kjo është arsyeja se përse na nevojitet një Bord i ri qe mision ka shuarjen e AKP-së”.

Ndërsa për reciprocitetin ai tha se do të vendoset, por në momentin kur do të jenë gati për të.

“Sa i përket reciprocitetit qysh në dhjetoni e viti 2019 e patëm miratuar rezolutën e plotë për reciprocitet dhe ajo u hodh poshtë nga Qeveria e atëhershme. Ajo çka ne do të bëjmë tash është se si duhet ta zbatojmë atë”.

“Nuk janë trajnuar zyrtarët e dogana që ta mirëmbajnë reciprocitetin. Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje ndaj askujt ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur të jemi të përgatitur dhe kjo do të bëhet”.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të paaftë opozitën, ndërsa ka thënë se Qeveria që ai e udhëheq është e ka vetëm një problem, që sipas tij është mungesa e kritikës. Kjo pjesë nga fjala e Kurtit ka shkaktuar regime të deputetëve, të cilët i kanë replikuar nga ulëset e tyre,

Burimi i lajmit: IndeksOnline