Kurti deputetëve të PDK-së: Ai që s’ka liri të fjalës, s’mund të flas hiç – dikush tjetër flet për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për lirinë e shprehjes, për të cilën pati kritika nga deputetët opozitarë.

Kjo meqë në seancën e sotme, u diskutua lidhur me shuarjen e AKP-së, dhe Kurti akuzohej nga deputetët e PDK-së që po zëvendëson borde, dhe nuk po jep plan konkret në shuarjen e kësaj agjencie, njofton Klan Kosova.

”Së pari ne nuk duam t’ja ndalim fjalën askujt, askush asnjëherë nuk do t’ua ndaloj fjalën. Ne duam ta ndalim hajninë”.

”Rrjedhimisht flisni sa të doni, seanca shpesh sa të mundni. S’ka asnjë problem. Është interesante, qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën edhe flasin, ankohen që s’po ka liri të fjalës”.

”Ai që s’ka liri të fjalës, ai s’mund flet hiç, duhet me fol dikush tjetër për të. S’po e di ai person, a po e ndjen veten qysh po e ndjejmë ne. Se s’di qysh ta shpjegoj këtë paradoks”.

”Natyrisht që Prokuroria duhet të merret me krimet. Por ça të bëjmë kur s’po merret. Ne duam shtet të së drejtës. Prokuroria duhet t’i gjurmojë, e hetojë e ngrit aktakuza për kriminelë. Por s’po e bën. Sepse diagnosza jonë ka qenë e qartë. Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur. Në Kosovë ka njerëz që paguhen që të rrijnë. E këtë ne duam ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë”.

”Nuk ka kuptim, jashtë kontekstit që e përcakton programi qeveritar”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin