May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kurti: Do ta shuajmë AKP-në, nuk do t’ju lëmë më të vidhni – Telegrafi

1 min read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot para deputetëve të Kuvendit se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.

Kurti tha se për ta shuar AKP-në, fillimisht në Kuvend duhet të votohet për shkarkimin e Bordit dhe më pas emërimin e ri.

“AKP-n kemi thënë se do të shuhet dhe do të shuhet. Por që të shuhet AKP duhet të shkarkohet Bordi, kanë vjedh shumë… Na nuk ju lajmë me vjedh më… Kanë vjedh me paga, kanë vjedh me privatizimin. Janë paguar për të vjedhë…”, tha Kurti.

“Ne u dalim zot premtimeve tona që u kemi dhënë qytetarëve….”, tha Kurti.

“Dy dekada të pasluftës janë dekada të tjetërsimit nëpërmjet privatizimit dhe kjo duhet të marr fund”, tha ai.

Burimi i lajmit: Telegrafi