Kurti emëron dy zëvendësministra të rinj
1 min read
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë: Edona Maloku – Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Burimi i lajmit: Epoka e Re