January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti: Kemi sukses në menaxhimin e pandemisë, unë besoj që kur bien shifrat është mirë – Sinjali

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai, po e udhëheqë suksesshëm pandeminë e COVID-19.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e arsyetoi edhe me uljen e shifrave të rasteve të vdekjeve dhe rasteve aktive.

Kurti po ashtu tha se personave që janë në vijë të parë në përballjen me koronavirusin, sipas tij, po iu dalin zot.

“Unë besoj që kur bien shifrat e infektuarve, vdekjeve, rasteve aktive, është mirë. Kemi sukses në menaxhimin e pandemisë. Unë po tregoj dallimin drastik mes gjendjes që e kemi gjetur dhe asaj aktuale. Edhe në ndihmën e atyre që janë në front të pandemisë, po iu dalim zot, nuk e kemi prioritet çështjen financiare, por shëndetin publik para se gjithash”, tha Kurti në seancë, gjersa iu përgjigj pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, lidhur me shtesat për punonjësit shëndetësorë.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali