Kurti, opozitës: Jeni të paaftë për të kritikuar Qeverinë, mund t’ju jap ide se si të kritikoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është drejtuar opzitës në seancën e Kuvendit duke iu thënë se janë të paaftë të bëjnë kritika.

Ai ka theksuar se Qeveria nuk është duke parë kritika nga opozita.

Kryeministri ka shtuar se rreziku më i madh për Qeverinë e tij është mungesa e kritikës.

“Më lejoni t’ju them që unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, dhe rreziku më i madh për Qeverinë është mungesa e kritikes, ne nuk kemi rrezik tjetër. Ne kemi problem të madh me juve se jeni të paaftë me ba kritikë. Ne nuk po shohim e as nuk po e dëgjojmë kritikën e opozitës”, ka thënë Kurti.

Ai i është drejtuar opozitës që mund të bashkëpunojë me ta edhe në këtë drejtim.

“Më lejoni të shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim edhe në këtë çështje. Mund t’ju jap ide se si të na kritikoni, unë nuk bëj ofertë pa kërkesë. Nëse na bëni kritikë vetëm duke shpifur, kjo tregon paaftësinë tuaj për kritikë”, tha Kurti.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Një Kombë

Author: admin