December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti- opozitës: S’kam asnjë kusheri të punësuar në institucione – GazetaBlic

2 min read

Deputetët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së janë ankuar se nuk po u jepet fjala në seancën e Kuvendit.

Pas kësaj ka folur kryeministri Kurti duke thënë se është interesant që njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën ankohen se s’po kanë mundësi me folë.

“Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, ne duam ta ndalim hajninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë hajninë. Folni sa të doni, s’ka kurfar problemi. Është interesante qysh njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën dhe flasin thonë se s’po kam mundësi me folë.S’po e di ai person a po e nin veten qysh pe nijm na”, ka thënë Kurti.

Tutje, shefi i qeverisë tha se s’ka kusherinj të punësuar në qeverinë e tij.

“Diagnoza jonë ka qenë e qartë, Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur. Ajo që është e të gjithëve dhe bëhet veç e dikujt ajo është hajni. S’ka kusheri të mi nëpër institucione. Çështja e akuzave të llojit, se spo e shuani AKP-në por po e emëroni një bord tjetër janë faza të këtij procesi. Ju po dëshironi që të shuani AKP-në sot por s’është e mundshme, ju po doni që ta shuani aq shpejt por nuk është e mundur”, ka thënë Kurti.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic