December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti pas shkarkimit të bordit të AKP: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas shkarkimit të bordit të AKP-së.

Kurti u shprehë se të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Albin Kurti:

Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt.

Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë.

Burimi i lajmit: IndeksOnline