December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti për shkarkimin e bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

1 min read

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt” duke iu referuar shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni dhe krijimit të themelimit të Fondit Sovran – që ishte premtim elektoral i Albin Kurtit.

“Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”.

Me shumicë votash në Kuvend sot u votua shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Burimi i lajmit: Klan Kosova