December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti: Reciprociteti do të bëhet, por gradualisht

2 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masa e reciprociteti do të zbatohet por jo përnjëherë.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Qeveria Kurti është e para që e ka vendosur këtë masë dhe se për të duhet

të punohet ngadalë.
“Masën e reciprociteti do ta zbatojmë, por do ta zbatojmë ngadalë. Nuk do të ngutemi do të punojmë për të që të realizohet ngadalë. Sepse jemi qeveria e parë që merret me reciprocitetin dhe nuk janë trajnuar zyrtarët e doganave që të pranojnë reciprocitet. Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në muajin e parë, e kemi filluar si reciprocitetin gradual, nuk e kemi për hakmarrje ndaj ndokujt”.

“Reciprocitetin e kemi si parim të barazisë dhe jo të hakmarrjes ndaj ndokujt. Kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet. Dikujt mund të mos i pëlqej por këtë do ta bëj. Sa për votat e opozitës për, edhe për këtë s’kam nevojë”.

Ai ka thënë se do të zhvillojnë bisedimet me komunitetet në Kosovë për zhvillimin e tyre dhe jo për pajtim.

“Ne nuk bëjmë dialog për pajtim të komuniteteve, ne bëjmë dialog për zhvillim të komuniteteve, për drejtësi dhe punësim të tyre”, ka thënë Kurti.

Burimi i lajmit: Klan Kosova