December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti takohet me përfaqësues të MCC – KosovaPress

1 min read

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli zhvilluan sot një takim virtual me Mahmoud Bah, kryeshef ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Ndërsa Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë. Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë, njofton Zyra e informacionit të kryeministrit.  

Burimi i lajmit: Kosova Press