January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kuvendi emëron bordin e ri të ARKEP-it – KosovaPress

2 min read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar bordin e ri të Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Me 61 vota pro, deputetët zgjodhën kryetar të bordit, Nazim Rrahimin, anëtarë, Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku-Rizaj dhe Arian Qorolli.

Emërimin e këtij bordi e kundërshtuan nga opozita.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi ka përgjegjësinë e lartë për plotësimin e funksioneve.

“Konsiderojmë se si institucion me peshë dhe përgjegjësi të lartë është e rëndësishme plotësimi i funksioneve duke marrë parasysh faktin se bordit të kaluar i ka kaluar mandati”, tha ajo.

Verifikimin e kryesuesit të këtij bordi e kërkoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri.

“Për dallim prej GP të LVV ne si PDK, CV-në e tyre nuk i kemi pasur, sot po vihet në votim,  pa e ditë kënd do të votojmë. Kjo nuk është dashur të ndodhur. Çështje  tjetër është se është dashur të verifikohet kryesuesi i këtij bordi që flitet se ka aktkauzë”, tha ai.

Kundër u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku nga LDK.

“Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të bëhet votimi i bordit”, tha ajo.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se opozita është dashur të dijë më herët emrat për këtë bord.

“Me sa po shihet për herë të parë votohet bordi i një institucionit të rëndësishëm pa e ditë kush janë”, tha ai.

Deputetët po ashtu miratuan edhe raportin e ARKEP-it për vitin 2020.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Kosova Press