Kuvendi mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.Në rend të ditës do të jenë tetë pika që do të diskutohen, ku njëra prej tyre është edhe lidhur me gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

“1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, parlamentare,

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
  3. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press

Author: admin