Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:30
1 min read

Pas më shumë se dy orësh diskutime, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauze deri në ora 14:30.
Pas pauzës, pritet të shqyrtohet Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së.
Po ashtu edhe do të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Burimi i lajmit: Epoka e Re