November 28, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kuvendi voton të diskutohet për shkarkimin e Bordit të AKP-së dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it

1 min read

Kuvendi i Kosovës me 63 vota ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje! që në rend të ditës të futet diskutimi për raportin vjetor të punës së ARKEP-it dhe ai për shkarkimin e Bordit të AKP-së.Për futjen në rend të ditë sipas nënkryetares Saranda Bogujevci, kanë votuar 63 deputetë. “Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet Bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e Bordit të ri”, ka thënë Saranda Bogujevci.

Burimi i lajmit: Epoka e Re