December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që humbi jetën në aksident në Bullgari

2 min read

Vehbi Shabani nga fshati Shtedim i Podujevës është viktima që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Bullgari.

I ngarkuari i përkohshëm me punë në ambasadën e Kosovës në Sofje, Delfin Pllana, ka njoftuar se në kombi-bus ishin edhe katër qytetare të tjerë.

“Sot në ora 09:00 Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje është informuar nga autoritetet bullgare për vetaksidentin automobilistik me kombi-bus në të cilin ka humbur jetën shtetasi Kosovar Vehbi Shabani, 45 vjecar, nga fshati Shtedim i komunës së Podujevës. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Marica në hyrjen e dytë për në qytetin Harmanli, qytetar kufitar me Turqi, në rajonin e komunës Haskovo, ndërsa pjesëmarrës tjerë në këtë aksident automobilistik kanë qenë”.

Të lënduar janë: Hamdi Blaku, 47 vjeçar, aktualisht me vetëdije të plotë dhe i kthjellët në mendje; Gazmend Lepaja, 48 vjeçar, me lëndime të lehta në gjoks; Resmije Blakqori, 48 vjeçare, me lëndime të lehta në gjoks dhe stomak Fahri Blakqori, 43 vjeçar, me lëndime të lehta;

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për arsye teknike, ku njëra prej gomave të prapme të automjetit ka lëvizur nga vendi.

Të gjithë të lënduarit aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin e qytetit Haskovo, MBAL – Haskovo AD.

“Ambasada është angazhuar menjëherë ku në vendin e ngjarjes kanë shkuar diplomatët Mustafë Avdiu, këshilltar dhe Bekim Misini, sekretar i dytë. Po ashtu, ARKSS është angazhuar në lehtësimin e pajisjes me viza humanitare për familjarët e viktimës, z.Shemsi Shabani dhe z.Shaban Shabani, si dhe për familjarët e të të lënduarve, Bahri Blaku, z.Lulzim Blakçori dhe Menduh Blakçori, të cilët sot menjëherë janë pajisur me viza për qëllime humanitare. Në ndërkohë është kontaktuar edhe kompania për bartjen e viktimës e cila pas aprovimit nga familjarët do të angazhohet menjëherë për bartjen e kufomës në Kosovë”.

Pllana ka thënë se ambasada është e angazhuar në maksimum për ofrim të asistencës së domosdoshme dhe të nevojshme për tejkalimin e kësaj situate./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press